RTK
RTK
RTK


RTK


Radiotelevizioni i Kosovës shpallë

KONKURS

për plotësimin e vendeve të lira të punës

Udhëheqës i kontrollës financiare ( një pozitë )

Detyrat

  • Kontrollon rregullshmërinë e të hyrave dhe shpenzimeve, kërkesat dhe obligimet, raportet financiare, mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore;
  • Kontrollon rrjedhën e parasë, pagesat përmes llogarisë bankare dhe në të gatshme, kontrollon implementimin e planit të biznesit sipas vijave buxhetore;
  • Kontrollon afatet e pagesave dhe afatet e inkasimit;
  • Kontrollon realizimin, faturimin dhe inkasimin e të hyrave nga marketingu;
  • Përgatitë standardet për planifikim dhe projekt / propozimin e planit për RTK –në;
  • Mbikëqyrë realizimin e shpenzimeve në bazë të planit;

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional (fakulteti katër vjeçar ose diploma master);
  • Së paku tri vjet përvojë pune në punë të njëjta;
  • Njohje e ligjeve dhe standardeve të kontabilitetit;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Aftësi për organizim të punës;
  • Aftësi për të punuar qetë dhe nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë;


Operator në monitorim ( një pozitë )

Detyrat

  • Bënë monitorimin dhe regjistrimin ditor të gjatësisë dhe llojit të reklamave të lëshuara në televizion;
  • Bënë barazimin e evidencës pas monitorimin me evidencën e shërbimit të marketingut,  në baza ditore, mujore dhe vjetore;
  • Përpilon raporte ditore, mujore, tremujore dhe vjetore mbi sasinë dhe gjatësinë e reklamave të lëshuara dhe klientët që janë reklamuar;
  • Përpilon raporte mbi çmimet, vlerën dhe shumën e inkasuar nga reklamimi në televizion sipas klientëve;
  • Rregullisht informon eprorin lidhur me gjendjen dhe mosbarazimet eventuale që kanë të bëjnë me reklamim;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës dhe kërkesës së eprorit;

Kushtet

  • Kualifikim i mesëm profesional;
  • Së paku gjashtë muaj përvojë pune në monitorim;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Aftësi për të punuar qetë dhe nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë;


Gazetar reporter i sportit ( dy pozita )

Detyra

  • Shkruan dhe përgatitë lajmet për transmetim dhe sipas nevojës raporton dhe komenton ndeshjet e ndryshme sportive;
  • Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve sportive;
  • Përzgjedhë materialet relevante për transmetim;
  • Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
  • Zhvillon intervista në studion dhe lokacionet tjera;
  • Mbanë kontakte me sportistët dhe institucionet sportive;
  • Përgatit dhe prezanton magazina sportive;

 Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional (fakulteti katër vjeçar ose diploma master);
  • Së paku dy vjet përvojë pune në punë të njëjta;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar;
  • Diksion të pastër dhe artikulim të qartë;
  • Aftësi për të punuar i qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë;


Redaktor i muzikës ( një pozitë )

Detyrat

  • Përpilon dhe redakton programin muzikor;
  • Editon muzikën e re nga CD – të;
  • Kujdeset për pasurimin e programit muzikor në produksionin më të ri;
  • Bashkëpunon me stafin gazetaresk në përzgjedhjen e muzikës adekuate;
  • Realizon spotet, siglat dhe reklamat në programet e muzikës;
  • Ndihmon në organizimin e futjes së muzikës së redaktuar në rrjetin kompjuterik;
  • Ndihmon në trajnimin tekniko muzikor të stafit;
  • Angazhohet edhe në punët tjera në lëmin përkatëse;

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional (fakulteti katër vjeçar ose diploma master);
  • Së paku dy vjet përvojë pune në punë të njëjta;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi për të punuar i qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë;

Zyrtar ligjor – 2 ( një pozitë )

Detyrat

  • Verifikon ligjshmërinë e kontratave të përpiluara në kuadër të RTK-së;
  • Përcjell dhe analizon ligjet dhe aktet nënligjore në të gjitha fushat;
  • Ofron këshilla juridike dhe ofron mbështetje ligjore në të gjitha veprimtaritë në RTK;
  • Nën mbikëqyrje të eprorit përgatitë të gjitha aktet normative;
  • Përkujdeset që RTK të zhvilloj veprimtarinë e vetë në harmoni me ligjet në fuqi;
  • Sipas nevojës ofron propozime ligjore në të gjitha fushat juridike;
  • Përpilon raporte periodike;

 
Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional (fakulteti katër vjeçar ose diploma master);
  • Së paku një vjet përvojë pune në punë të ngjashme;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje e punës me kompjuter;
  • Njohje dhe interesim lidhur me veprimtarinë e përgjithshme të RTK-së;
  • Aftësi për të punuar qetë dhe nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë;



Kandidatët e paraqitur në këto pozita duhet të dëshmojnë me shkrim:

  • të jenë qytetar të Kosovës të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime;
  • të mos kenë angazhime, duke përfshirë angazhime politike, biznese etj. të cilat mundë të konsiderohen si konflikt interesash;
  • Të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës;

 
Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e RTK - së në adresën: Rr. Xhemajl Prishtina nr. 12, Prishtinë, Kosovë, apo përmes internet adresës sonë www.rtklive.com

Aplikacionet e plotësuara së bashku me CV-në, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse, duhet t’i dorëzohen personit të autorizuar të administratës deri të mërkurën me datë 09. 09. 2009 në orën 17:00, apo përmes internet adresës: konkurs@rtklive.com në po të njëjtën datë.


Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.                                                                           Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë.


Shkarko aplikacionin


 

RTK

RTK-Radio shpall: 

K O N K U R S

Për vendin e lirë të punës:

 

Gazetar 2 – Redaksia: Dhoma e Lajmeve në RTK Radio - 3 pozita

Detyrat

  • Shkruan dhe përgatitë lajme për transmetim;
  • Prodhon kronika duke shfrytëzuar teknikën prodhuese përkatëse;
  • Është  përgjegjës për  burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
  • Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
  • Përzgjedhë materiale relevante për transmetim;
  • Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit; 
  • Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
  • Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;

Kushtet e kërkuara

  • Kualifikim superior profesional; së paku gjashtë muaj përvojë pune;
  • Përvoja gazetareske në mediat elektronike do të konsiderohet përparësi;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të folur dhe të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar;
  • Njohje e shkëlqyer e punës me kompjuter;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së; përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Kandidati duhet të jetë politikisht dhe partiakisht i papërcaktuar;
  • Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Patentë shoferi kategoria “B”;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë;
  • Kualitete të larta profesionale dhe etike, integritet  dhe përkushtim për një gazetari të paanshme, të guximshme, kreative dhe të përgjegjshme dhe për informim të saktë, të plotë, objektiv dhe të shpejtë.

Kandidatët e paraqitur për këto pozita duhet:

  • të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime;
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi;
  • të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës;

 

Për vendet e punës Gazetar 2 për nevojat e Redaksisë Dhoma e Lajmeve në RTK- Radio  janë të parapara kontrata të rregullta të punës.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e RTK-Radios në adresën: Sheshi Nëna Terezë p.nr. Prishtinë, Republika e Kosovës, apo përmes internet adresës sonë www.rtklive.com.

 

Vërejtje:
Aplikacionit të plotësuar duhet t’i bashkëngjitet CV-ja dhe letra motivuese dhe t’i dorëzohen personit të autorizuar të administratës së RTK Radios deri më datë 09.09.2009 në orën 16:00, apo përmes internet adresës: konkursradio@rtklive.com në po të njëjtën datë.
 
Vetëm në rast të përzgjedhjes në listën e ngushtë, kandidatëve do t’u kërkohet edhe dokumentacioni shtesë i cili do të mbështesë të dhënat e ofruara në aplikacionin e dorëzuar.

Vetëm aplikuesit të cilët janë përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistim.


Shkarko aplikacionin

 
Biden thekson mbėshtetjen e SHBA-sė
"Kriza greke mund tė pėrfshijė dhe vendet fqinje"
Thaēi: PDSh-ja nuk kthehet nė Parlament
Kuēi:Asnjė mosmarrėveshje me ndėrkombėtarėt
Sindikatat paralajmėrojnė grevė
RTK

Jeta në Kosovë RTK

TV: E enjte, ora 20:10
online e premte
RTK
RTK
RTK
Shkarkoni versionin origjinal të Flamurit dhe Stemës së Republikës së Kosovës >>
Shkarkoni Himnin e Republikës
së Kosovës
Kushtetuta e Republikës
së Kosovës
VIDEO
PUBLIKIME

- RTK nuk trashėgon RTP


- Lista e ish punëtorëve të RTP-së dhe familjarëve të tyre, të punësuar në RTK

- Radio Televizioni i Kosovës tani mund të shihet edhe në SHBA dhe Kanada përmes pakos TV ALB, një pako e parë e kanaleve televizive shqiptare .

- TVALB është në kuadër të kompanisë shqiptaro - amerikane për shërbime të IPTV-së Internet Protocol Television.

Abonimi në SHBA dhe Kanada mund të bëhet përmes faqes së internetit

- www.tvalb.com
- 1-718-213-4282
AUDIO
mengjesi
mengjesi
NË PROGRAM
Rrjeti tokësor
07:00 PROGRAMI I MĖNGJESIT
Rrjeti satelitor
07:00 PROGRAMI I MĖNGJESIT
Radio Kosova
09:03 Programi i mėngjesit (vazhdim)
Radio Blue Sky
09:00 Muzike e zgjedhur
 

EKONOMI

ANKETA E RTKLIVE.COM

Mospėrfshirjen e Kosovės nė procesin e heqjes sė vizave e shihni si :

Padrejtėsi:
Vendim korrekt:
Dėshtim tė qeverisė sonė:
Shiko rezultatet
Ndihmë teknike ?
METEO
      min.   max.  
Prishtinë RTK   11   21 ºC
Mitrovicë RTK   11   20 ºC
Gjilan RTK   10   21 ºC
Ferizaj RTK   11   21 ºC
Prizren RTK   12   23 ºC
Gjakovë RTK   12   23 ºC
Pejë RTK   11   23 ºC
MARKETING