RTK
NimiTV>
AL | EN | SR | BS | TR | RO
RTKLIVE.COM RTK TV 1 RTK TV 2 RADIO KOSOVA RADIO KOSOVA 2
PROGRAMI RTK Live
 
 
NDIHMË TEKNIKE

Sistemi i video fajllave

Në web faqen tonë video fajllat, tani janë të lansuar në formatin Windows Media Video, me prapashtesë .wmv dhe për t'iu qasur këtyre fajllave ju duhet programi i quajtur Windows Media Player, ku çdo kompjuter që ka sistemin operativ Microsoft Windows 98, Nt, 2000, XP apo Vista ka Windows Media Playerin e vetë-instaluar.
Në rast se nuk e keni të instaluar këtë program në kompjuterin tuaj, ju mund ta shkarkoni në web faqen e Microsoft-it. http://www.microsoft.com/windows/windowsmedia/download/
Ndërsa ata që përdorin sistemin operativ MAC duhet të instalojnë Windows Media Player për MAC , të cilin mund ta shkarkoni në web faqen e Microsoft-it.http://www.microsoft.com/windows/windowsmedia/player/mac/default.aspx

 
Pse tani kemi ndryshuar video formatin në Windows Media Video? (wmv)
Duke marrë parasysh që 80% të shfrytëzuesve të kompjuterëve në botë përdorin si sistem operativ Microsoft Windows, qëllimi ynë ka qenë që vizitoret të kenë kyçje direkte sa më të lehtë në video fajllat tonë dhe që të kenë mundësinë t'i shikojnë me kualitet më të lartë të zërit dhe fotografisë.
 
Si t'i dëgjoni Radiot në web faqen tonë
Për t'i dëgjuar radiot në web faqen tonë nëpërmjet linjës së internetit, ju nevojitet të keni të instaluar në kompjuterin tuaj programin e quajtur Winamp Player apo ndonjë program që përkrah këtë audio format .mu3 - Musician Third Class. Nëse nuk e keni të instaluar ndonjë audio player që përkrah këtë format ju preferojmë të shkarkoni dhe përdorni programin Winamp. Ju mund ta shkarkoni këtë program duke vizituar këtë web faqe www.winamp.com
 
Nuk mundeni të kyqeni përmes HTTP ?!
Në rast se gjatë përpjekjes për të shikuar lajmet në web faqen e RTK-së ju del kjo porosi atëherë ju duhet ta konsultoni ISP-në tuaj apo administratorin e rrjetit. Ky problem paraqitet për shkak se për administrim të rrjeteve bashkëkohore përdoren proxy serverë të ndryshëm që bllokojnë komunikimet me portet e panjohura.
 
Pse kur po tentoni t'i shikoni lajmet, po ju paraqiten lajmet e ditës së kaluar?
Lajmet azhurohen çdo 24 orë. Procesi i incizimit, enkodimit dhe ngarkimit (upload) të tyre zgjat rreth 30 minuta. Pra ju mund të llogaritni të shikoni edicionin përkatës të lajmeve rreth 45 minuta pas përfundimit të tyre.
 
Pse gjatë orëve të mbrëmjes ka ndërprerje në video sinjal?
Për shkak të mbingarkesës në server, në kohën kur ne i lansojmë edicionet me lajme mund të ndodhin ndërprerje. Këto ndërprerje janë shumë të rralla dhe fatkeqësisht nuk mund të evitohen. Krejt çka mund të bëni është të provoni të ju qaseni lajmeve pak më vonë.

 


 
PËR RTK-në
  -  Mundësi Punësimi
  -  Transmetuesi Publik
  -  Bordi i Drejtorëve të RTK-ës
  -  Menaxhmenti i Lartë
  -  Rregullativa e RTK-ës
  -  Histori e Shkurtër
  -  Frekuencat
  -  Marketing
  -  Web Faqja
  -  Nësia e Webit
  -  Standardet Profesionale
  -  Raportet vjetore te audituara
  -  Kërkesa për shfrytëzim të materialeve arkivore
  -  Kontaktoni
 
Rtk