RTK
NimiTV>
AL | EN | SR | BS | TR | RO
RTKLIVE.COM RTK TV 1 RTK TV 2 RADIO KOSOVA RADIO KOSOVA 2
PROGRAMI RTK Live
 
 
TRANSMETUESI PUBLIK

“Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) është shërbim publik transmetues, që ofron shërbimet e veta në fushën e transmetimit radioteleviziv dhe veprimtari të tjera, sipas Ligjit për RTK-në, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 20 janar 2006 dhe i ratifikuar nga PSSP më 11 prill 2006.

RTK-ja fillimisht u themelua përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit midis EBU-së (Unioni Evropian i Transmetimeve) dhe OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) në vitin 1999. RTK-ja përbëhet nga dy njësi: Bordi i Drejtorëve dhe Operacionet Transmetuese.

Bordi i RTK-së përbëhet nga nëntë anëtarë, që përfaqësojnë një spektër të gjerë të shoqërisë civile dhe multietnike.
RTK-ja transmeton në rrjetin tokësor dhe atë satelitor televiziv, me skema të ndryshueshme programore dhe në kuadër të vet ka dhe dy radio stacione, Radio Kosova dhe Radio Kosova 2, si dhe ueb-faqen, www.rtklive.com.
RTK-ja prodhon dhe transmeton program në pesë gjuhë: shqip, serbisht, turqisht, boshnjakisht dhe në gjuhën rome.

Radiotelevizioni i Kosovës është transmetuesi më i ri i shërbimit publik në Evropë. Në saje të mbështetjes së institucioneve ndërkombëtare dhe të atyre të Kosovës, kosovarët kanë radiotelevizionin e tyre të pavarur publik.
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) është pjesë e demokratizimit dhe një nga institucionet e rëndësishme të Kosovës. Si i tillë, RTK ndihmon në shprehjen e pluralizmit politik dhe diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe religjioz, si dhe në promovimin e mëtejmë të prodhimit vendor dhe integrimin shoqëror përgjithësisht.

Skema programore e RTK-së paraqet një balancim të programit të popullarizuar që i dedikohet një auditori të gjerë, me më shumë emisione të specializuara dedikuar bashkësive të veçanta. Pa marrë parasysh shkallën e shikueshmërisë dhe të dëgjueshmërisë, RTK-ja si shërbim publik përpiqet të ofrojë program për të gjithë qytetarët.

RTK-ja sot paraqet mozaikun shoqëror dhe etnik të Kosovës dhe i kontribuon rritjes ekonomike, inkurajon pluralizmin politik, avancon diversitetin kulturor, tolerancën ndëretnike, demokratizimin dhe integrimin shoqëror në përgjithësi.
Edhe gjatë vitit 2006, RTK-ja ka bërë hapa të rëndësishëm, si në aspektin programor dhe zhvillimor, duke ruajtur prestigjin, besueshmërinë, shikueshmërinë e Televizionit dhe dëgjueshmërinë e Radiove. Synimet kryesore të RTK-së për vitin 2006 janë arritur, si ruajtja e pavarësisë editoriale të RTK-së, arritjet në planin e zhvillimit cilësor të programit me përmbajtje tipike për një transmetues publik, të natyrës informative, edukative dhe argëtuese.

Radiotelevizioni i Kosovës edhe gjatë vitit 2006 ka rikonfirmuar dhe forcuar rolin e vet të pazëvendësueshëm të transmetuesit të pavarur publik të Kosovës, të respektuar në Kosovë dhe në rajon, si dhe pozicionin e vet kyç në informimin e opinionit kosovar”.

Misioni
Misioni i RTK-së është që t'i ofrojë auditorit informim objektiv dhe të balancuar, program cilësor edukativ, kulturor dhe argëtues dhe të inkurajojë zhvillim harmonik të demokracisë dhe tolerancës.
Në zbatimin e misionit të vet RTK-ja ndjek këto parime dhe vlera:
• Lirinë e fjalës, kreativitetit dhe ndërgjegjes
• Pavarësinë
• Objektivitetin
• Korrektësinë
• Saktësinë
• Transparencën
• Respektimin e interesave dhe vlerave të shoqërisë
• Respektimin e dinjitetit njerëzor, të drejtave individuale, të jetës private
• Informim të plotë
• Përgjegjësinë personale
• Tolerancën
• Opinionet e ndryshme


 
PËR RTK-në
  -  Mundësi Punësimi
  -  Transmetuesi Publik
  -  Bordi i Drejtorëve të RTK-ës
  -  Menaxhmenti i Lartë
  -  Rregullativa e RTK-ës
  -  Histori e Shkurtër
  -  Frekuencat
  -  Marketing
  -  Web Faqja
  -  Nësia e Webit
  -  Standardet Profesionale
  -  Raportet vjetore te audituara
  -  Kërkesa për shfrytëzim të materialeve arkivore
  -  Kontaktoni
 
Rtk