Miremengjesi Kosove
,

RETH PROGRAMIT

Mirëmëngjesi Kosovë është program i drejtpërdrejtë në RTK (Radio Televizionin e Kosovës), i cili shoqëron audiencën gjatë gjithë javës. Nga e hëna deri të premten, emisioni nis në ora 07.00 deri në 09.30. Të shtunën dhe të dielën, emisioni Mirëmengjesi Kosovë, fillon transmetimin në ora 08.00 deri në 09.30. Në kuadër të këtij programi, i cili ka një shikueshmëri të madhe, jepen informacione të ndryshme, si dhe realizohen tema të larmishme. Temat interesante dhe aktualiteti, trajtohen çdo ditë në këtë emision të dtejtpërdrejt, me mysafir të ftuar në studio. Çdo ditë, gazetarët e Mirëmengjesi Kosovë, raportojnë drejtpëdrejt nga komuna të ndryshme të Kosoves, duke sjellë infromacione për shikuesit e RTK-së. Hapësirë në këtë format televiziv, kanë edhe kronikat dhe reportazhe ekskluzive, më të rejat nga showbiznesi vendor dhe ndërkombëtar. Bazuar në një bashkëpunim të rregullt, të krijuar prej kohësh me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Mirëmëngjesi Kosovë sjellë për audiecën edhe parashikimin e motiti. Përmes rubrikës Ciceroni kulturorë, adhuruesit e artit në përgjithësi, njoftohen me aktivitetet kulturo-artistike që mbahen në nivel vendi. Edhe adhuruesit e letërsisë, në Mirëmëngjesi Kosovë, njoftohen me titutj e rinjë të librave në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Teknologjia, shkenca, arsimi, shëndetësia dhe sporti, gjithashtu janë pjesë e pandashme e infromacioneve që plasohen në këtë program. Mirëmëngjesi Kosovë, ka filluar të transmetohet me 29 prill 2002, duke mbledhur para ekranit, një audiencë të madhe në Republikën e Kosovës por edhe jashtë saj. Emisioni i mëngjesit në RTK përgatitet nga një ekip profesionistësh, redaktorë, gazetarë, kameraman dhe prezantues. Pjesë e këtij programi janë: Pranvera Munishi-Morina, Resime Grainca, Isa Kurtishaj, Arta Avdiu, Majlinda Aliu, Shqipe Ajeti, Selvete Krasniqi, Fëllënza Çitaku Bajçinovci, Alketa Gashi Fazliu, Brikena Beqiri, Delfina Krasniqi, Edita Sopjani, Agron Krasniqi, Xhevdet Sfarça, Visar Duli, Besart Daka. Redaktor i programeve të përbashkëta, ku bënë pjesë edhe Programi i mëngjesit në RTK është Ngadhnjim Kastrati.


Agroni

Agroni

Brikena

Brikena

Alketa

Alketa

Delfina

Delfina



Fellenza

Fellenza

Edita

Edita

Xhevdeti

Xhevdeti