Bora rishtron rrugët, nuk shihen borëpastruese (Foto)

Bora që ka fillua sonte në orët e vona ka mbuluar sërish rrugët e Prishtinës, kjo ka vështirësuar dukshëm qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

Përkundër asajë se reshjet në këto orë nuk janë aq të shumta, qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, sepse acari i mbrëmjes dhe mospastrimi me kohë i rrugëve e bënë lëvizjen e makinave të vështirë.

Përkundër këtyre vështërsive në qarkullim, në rrugët e kryeqytetit nuk po shihen borëpastrueset dhe angazhimi i kompanive që kanë për obligim mirëmbajtjen e rrugëve.

RTKlive