“Human Appeal International” ndihmon mbi 130 familje

“Human Appeal International” ndihmon mbi 130 familje

Shoqata humanitare “Human Appeal International” me seli në Prishtinë e cila është e përqendruar kryesisht në aktivitete bamirësie në ndihmë familjeve me nevojë me theks të veçantë për fëmijët bonjakë, realizoi edhe një aktivitet humanitarë në komunën e Hanit të Elezit.

Kjo shoqatë, për 130 familje të komunës së Hanit të Elezit ndau afër 1000 kg mish.

Shoqata humanitare “Human Appeal International” është për shumë vite prezentë në komunën e Hanit të Elezit duke kontribuar që për shumë familje të sigurojë pako ushqimore si dhe aktivitete specifike për fëmijët bonjak dhe familjet me nevojë.

Në shenjë të respektit dhe falënderimit për gjithë këtë aktivitet kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim rasti z.Naser Gashi, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Human Appeal International” dhe Ibrahim Ramabaja bashkëpunëtor i kësaj shoqate.

Në emër të komunës së Hanit të Elezit, kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi z.Naser Gashi Drejtorin e kësaj Shoqate për bashkëpunimin shumëvjeçarë në përkrahje të fëmijëve bonjak dhe në ndihmë familjeve me nevojë.

Z.Naser Gashit iu nda “Mirënjohje” për kontributin e Shoqatës humanitare “Human Appeal International” dhe me dëshirë që ky bashkëpunim të vazhdojë me këso projekte me qëllim të përbashkët që të ndihmohen ata që më së shumti kanë nevojë.