Shtabi emergjent shpërndan ndihma për banorët e fshatit Burrnik

Banorët e fshatit Burrnik, janë ndihmuar sot me gjëra ushqimore dhe higjienike nga shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt.

Shtabi mori këtë vendim në mënyrë që t’ju dilet në ndihmë banorëve të këtij fshati malor, pas reshjeve të shumta të borës që ranë ditëve të fundit.

Me kete rast shtabi emergjent ka ndihmuar edhe një person nga Siria i cili ka kërkuar ndihmë në Komunën e Ferizajt.

Me gjëra ushqimore dhe higjienike pritet të ndihmohen edhe banorët e fshtarave të tjera malore sic është Jezerci dhe Fusha e Madhe.