Kryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Drenas

Kryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti të merkurën në takim kreret e Bashkësisë Islame në Drenas me të cilët bisedoi rreth çështjeve të cilat janë në interes për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dega në Drenas për vizitën dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të bashkëpunuar mes Komunës dhe Bashkësisë Islame për fuqizmin dhe rolin e këtij institucioni për të ruajtur bashkëjetesën e secilit qytetarë të Komunës së Drenasit, pa marr parasysh përkatësinë fetare që i përket. Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës dhe është zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën për të mirën e qytetarëve.