Kombëtarja shqiptare e femrave mposhtet nga Italia

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e nisi me humbje vitin 2017. Pavarësisht motit të ftohtë, vajzat kuqezi zbritën në “Elbasan Arena”, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Italinë U19, një sfidë kjo që u mbyll me humbjen minimale 0-1.

Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë të saj kur në minutën e pestë, Alice Regazzoli ndëshkoi skuadrën tonë përfaqësuese duke i dhënë avantazhin 19-vjeçareve italiane, transmeton Top Channel.

Kombëtarja shqiptare i pati mundësitë për të barazuar shifrat e takimit, por nuk arriti dot t’i shfrytëzojë ato. Fundi i 90 minutave la në fuqi shifrat 1-0 për skuadrën përfaqësuese italiane.