Ja cilat profesione do të zhduken së shpejti

Humbja e vendeve të punës nga procesi i automatizimit dhe dalja e robotëve që po zëvendëson njeriun do të jetë njëra ndër temat më interesante e cila do të trajtohet nesër në kuadër të emisionit të mëngjesit në RTK.

Për këtë temë do të flasë i ftuari Alejtin Berisha, pronar i kolegjit “Universum” dhe ligjërues në ndërmarrësi “Hulumtimi i Oxford”-it

Temat interesante nuk mbarojnë këtu, temë tjetër që do të trajtojë emisioni i mëngjesit do të jetë lidhur me qarkullimin e autobusëve në mot të ligë, ku rreth kësaj do të flasë Drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku.

Një intervistë tjetër do të zhvillohet me Dhurata Ramosaj, e cila do të flasë rreth projektet e Galerisë gjatë vitit 2017.

Gjithashtu do të jetë e ftuar aktorja Sheqerie Buqaj, e cila do te flasë rreth premierës së shfaqjes  “Lojë e pafund” , premierë kjo që do të jetë në teatrin Dodona.

Ndërsa  lidhjet direkte do të realizohen nga gazetarja Shqipe Ajeti.

Përpos  këtyre temave, gjithashtu do të ndiqni reportazhe, lajme etj etj.

E.M