Ozil kërkon numrin 10 te Arsenali

Mesut Ozil dëshiron që ta ndërrojë numrin në fanellë.

Me largimin e Jack Wilshere nga Arsenali te Bournemouth në formë huazimi numri 10 ka mbetur i lirë te skuadra londineze.

Ozil që ka bartur 11-shin që nga ardhja e tij në Emirates, dëshiron që ta ndërrojë atë nëse i ofrohet mundësia.

“Që nga largimi i Wilshere gjatë verës, ai numër është i lirë dhe do të më pëlqente ta merrja”, ka deklaruar gjermani për Kicker.

Ozil është në bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës.