Thaçi takon senatoren e Iowas, Joni Ernst

Thaçi takon senatoren e Iowas, Joni Ernst

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, është takuar me senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas.

Takim i shkëlqyer me miken time, senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas. Biseduam për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të senatores Ernst, si anëtare e Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan.

Jam krenar që hapa konsullatën tonë një vjet më parë në Iowa, si investim konkret në forcimin e marrëdhënieve në mes forcave tona dhe gardës nacionale të Iowas.