Ngrirja e Ujëvarës së Mirushes, lajm edhe në mediat botërore

Ngrirja e Ujëvarës së Mirushes, lajm edhe në mediat botërore

Moti i ftohtë që ka përfshirë Evropën, e krahas saj edhe Kosovën, veç pasojave të shumta që ka shkaktuar, bukuritë që sjell bora, janë një atraksion në vete.

Kosova ka vite që nuk është përfshirë nga temperatura kaq të ftohta, ndërsa një nga atraksionet që sjell dimri është edhe Ujëvara e Mirushës, e cila ka ngrirë dhe sikurse gjatë kohës së verës, edhe tani kjo pikë turistike është shndërruar në një nga pikat më të vizituara.

Por veç qytetarëve dhe mediave vendore që shkruajnë dhe postojnë foto për bukurinë e Ujëvarës së Mirushës, për këtë ka shkruar edhe mediumi britanik “CTV News”, ku veç fotove, përshkruhet edhe vizita që bëjnë shumë qytetarë.