Uber dhe Mercedes bashkëpunojnë për të zhvilluar taksin autonome

Vetura e Mercedes, vetëvozitëse do të jetë e lidhur me aplikacionin mobil Uber, ndërsa që të dy kompanitë nuk kanë treguar se kur do të bëhet e mundur.

 

Sipas raportimeve të Financial Times, kjo mund të marrë shumë vite.

Shefi i Uber, Travis Kalanick ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale: Prodhues të veturave si Daimler(që është pronarë i Mercedes) është vendimtar shumë i nevojshëm në strategjinë tonë, pasi Uber nuk ka eksperiencë në prodhimin e veturave.

“Prodhimi i veturave është shumë e vështirë”, ka shtuar ai.