“Vetura më e bukur e vitit” përsëri i takon Renault

“Vetura më e bukur e vitit” përsëri i takon Renault

Renault Trezor Fiton çmimin prestigjioz në industrinë automobilistike si koncept vetura më e bukur e vitit në Festivalin prestigjioz të 32-të “Festival Automobile International”.

Renault Trezor është koncept veturë 100% elektrike që paraqet teknologjitë dhe gjuhën e dizajnit që do të përdorët në modelet e së ardhmes Renault.

Industrinë automobilistike në vitin që e lamë pas e karakterizoji Renault Talisman me bukurinë e saj të veçantë me vija të pa para më parë që edhe mori çmimin si “Vetura më e bukur e vitit”. Por Renault është bërë sinonim me “të bukurën” pasi që përsëri sivjet Renault Trezor fiton çmimin si koncept vetura më e bukur e Vitit 2016. Drejtori i dizajnit të Renault Lauren van den Acker tash e ca vite vetëm se e ka dëshmuar se e ka formulën për të krijuar vetura drithëruese si Talisman, Megane i ri, Captur, e shumë të tjera.

Ju kujtojmë, që Renault Trezor ishte koncept vetura e Renault e prezantuar në tetor 2016 në panairin prestigjioz të veturave në Paris, veturë kjo 100% elektrike që parafytyron modelet e të së ardhmes Renault.