Aston Martin do të prodhojë edhe 7 mijë automjete

Aston Martin do të prodhojë edhe 7 mijë automjete

Pas prezantimit të versionit DB11, Aston Martin deri në vitin 2020 planifikon edhe pesë modele të reja, duke përfshirë atë të ri Vantage. Gjithashtu, Aston Martin brenda katër viteve të ardhshme do të duhej të rrisë prodhimin deri në 7.000 automjete në vit.

Vantage i ri sipas informacioneve të tanishme do të ketë premierën e tij deri në fund të këtij viti, fillimisht në versionin Coupe, e më vonë arrin edhe versioni kabriolet Volante.

Mediat britanike raportuan se modeli i ri Vantage do të jetë dukshëm më sportiv në brezin e tij të ri, si dhe më i lehtë në sajë të përdorimit të aluminit. Pritet që ky model të jetë pak më i gjatë, më i gjerë dhe më i ulët se paraardhësi i tij, me një distancë mes boshtesh më të gjatë.

Modeli i ri Vantage do të ndërtohet në Gaydon në Mbretërinë e Bashkuar, por motorët do t’i marrë nga Merecedes-AMG. Pritet që të posedojë njësinë 4.0-litra V8 twin-turbocharged, i cili ka të ngjarë të çiftëzohet me marshin automatik ZF me tetë-shpejtësi.