Si ta ruani motorrin e veturës

Si ta ruani motorrin e veturës

Nëse dëshironi që motorri i veturës suaj të ketë jetëgjatësi, atëherë duhet ta dini se çfarë e shpenzon, përkatësisht çfarë i shkurton jetë një motorri të veturës.

Vozitësit dëmtojnë jetëgjatësinë e motorrit në këto raste:

1. Numri i madh i qarkullimit deri sa motorri ende nuk është nxehë.

3 e 4 e jetëgjatësisë së motorrit shpenzohet shpenzohet në periudhat e nisjes së ftohët dhe para arritjes së temperatures së punës.
Vetëm 1 e 4 e motorrit dëmtohet gjatë gjithë aktivitetit tjetër .
Rrjedhimisht është me rendësi të madhe që periudha e nxehmjes së motorrit sa më shumë të shkurtohet. Për këtë në motor ekziston termostati – instrument vetëm pas arritjes së temperatures së punës së motorri lëshon lënugn e ftohur nga motorri nëpër ftohës shkruan sovrani.info.
Derisa motorri është i ftohët, duhet vozitur në mature dhe në qarkullim të vogël të motorrit. Në të kundërtën (qarkullimet e mëdha gjat nxehmjes) mund të dëmtojnë shum motorrin .

2. Gasi i lartë, ndërsa numri i vogël i qarkullimt të motorrit.

Kjo nënkupton tej ngarkim të motorrit, psh. Tentimi për të shpejtuar gasin përmes presionit të madh në pedalet e gazit, derisa vetura është në shpejtësinë e 5 në përpjetëze. Pritet shumë nga motorri, derisa ai në rrethana të tilla të qarkullimit të ulët nuk ka forcë. Rrjedhimisht motorri nxehet shumë dhe dëmtohet.

3. Qarkullimi shumë i madh me gas të lartë.

Qarkullimi shum i lartë në gasë të lartë shkakton ndryshimin e regjimit të punës së motorrit, kjo shpejtësi mund të godet ventilet që fillojnë të punojn “më ngadalë” dhe të dëmtojnë seriozisht motorrin.