Citroen prezanton konceptin e ri (Foto-Video)

Citroen prezanton konceptin e ri (Foto-Video)

Kompania e njohur Citroen sot ka prezantuar konceptin e saj më të ri, C-Aircross Concept. Ky koncept vjen me një identitet të fortë që paraqet vizionin e ri të SUV-it kompakt dhe demonstron aftësinë e Citroenit.

Forma unike e këtij koncepti thekson qëndrimin dinamik të një SUV-i, linjat e aerodinamikës me ngjyra që tërheqin vëmendjen, transmeton Koha.net. Kabina e C-Aircross Concept me elemente moderne dhe e pajisur me teknologjinë e avancuar, e cila shoferit ia lehtëson vozitjen, paraqet një hap të ri në zhvillimin e programit Citroen Advanced Comfort ®.

Premiera botërore e C-Aircross Concept, me të cilën Citroen njofton globalisht hyrjen në segmentin e SUV-ëve kompakt, do të mbahet më 7 mars në panairin e veturave në Gjenevë.

Citroen, po ashtu, botës ia ka paraqitur një koncept të fuqishëm. Koncepti C-Aircross, vizion i SUV-ëve kompakt të Citroenit, paraqet një fazë të re të strategjisë së prodhimit. Identiteti i këtij koncepti bazohet në modeli e ri C3.

Për më tepër shikoni fotografitë dhe videon më poshtë se si do të duket koncepti i ri C-Aircross.