Toyota Yaris 2017 me motor dhe teknologji të re

Toyota ka publikuar fotografitë zyrtare të modelit Yaris 2017 dhe në bazë të detajeve, vetura e re do të ketë pamje, teknologji dhe motor të ri.

Sa i përket stilit, Yaris 2017 ka rifreskuar pamjen e jashtme, duke e bërë veturën më sportive dhe më të gjerë. Ridizajnim ka bërë edhe përpara, me drita më të mprehta dhe mbrojtëse më të zgjeruar.

Në kabinë ka ngjyra të reja të cilat janë të kombinuara mirë me instrument tabelën që tani posedon një ekran 4.2 inç.

Sa i përket motorit, Toyota ka njoftuar se modeli i ri do të ketë motor benzinë 1.5-litra me katër cilindra. Me këtë motor më të madh, Toyota premton fuqi dhe performanca më të mira, por gjithashtu e ka bërë veturën më ekonomike dhe liron më pak Dyoksid karboni.

Vetura ka 110 kuajfuqi dhe do të jetë 0.8 sekonda më shpejtë sesa modeli i tanishëm. Çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur.