BMW po punon në përditësimin e modelit M2

BMW është duke punuar në Serinë 2 të re, dhe përditësimit nuk do t’i ikë as modeli më i mirë i serisë, M2.

Fotografitë e reja të modelit të ri gjatë testimeve kanë rrjedhur online. Në to vërehen pak ndryshime në modelin M.

BMW M2 2017 do të ketë ndryshime në pjesën e përparme, ndërsa nuk priten ndryshime në motor. Ai do të mbajë motorin me 365 kuajfuqi, 3.0-litërsh.