Bugatti ka nisur prodhimin e veturës më të shpejtë në botë

Bugatti ka nisur prodhimin e veturës më të shpejtë në botë

Bugatti është duke ndërtuar zëvendësimin e Veyron, të quajtur Chiron, për dorëzimin e veturave të para te blerësit, derisa ka zbuluar se secila veturë merr gjashtë muaj kohë për t’u ndërtuar.

Do të prodhohen vetëm 500 njësi të Chiron, ndërsa një do të kushtojë 2.2 milionë euro dhe do të ketë 1,479 kuaj fuqi.

Chrion do të përpiqet të thyejë rekordin e shpejtësisë maksimale të Veyron Super Sport, i cili është 431 kilometra në orë.

Motori i Chiron do të jetë 8.0 litërsh quad-turbo W16, i cili prodhon 1,479 kuaj fuqi, ndërsa nga 500 ekzemplarët tashmë 200 janë shitur ende pa u prodhuar.