Kështu duket modeli i ardhshëm i Lambos

Kështu duket modeli i ardhshëm i Lambos

Modeli i ri dhe i veçantë i Lamborghinit, Urus, raportohet të jetë fotografuar gjatë testimeve në Danimarkë.

 

Sipas disa fotografive të reja, versioni që po testohet ka ngjashmëri të mëdha me atë që është paralajmëruar.

Lamborghini ka konfirmuar më herët gjatë javës se modeli i parë SUV i kompanisë do të nisë të prodhohet nga muaji prill, ndërsa, sipas Motor1, ai do të debutojë gjatë atij muaji në Auto Shanghai.

Urus do të ketë motor biturbo 4.0-litërsh V8, ndërsa më vonë do të vijë edhe një version hibrid.

Në vitin e parë pritet të prodhohen 3500 njësi.