Hapet Panairi i Automjeteve Chicago 2017

Hapet Panairi i Automjeteve Chicago 2017

Panairi i Automjeteve të Chicago-s i hapi dyert për vizitorët për të 109-tën herë këtë vit në Chicago të SHBA-ve.

Në panairin më të madh të Amerikës Veriore që u organizua për herë të parë në vitin 1901, qindra automjete u prezantuan në qendrën e kongresit McCormick Place.

Në prezantimin e "Panairit të Automjeteve Chicago 2017", për automjetet elektrike dhe pa shofer ka interesim të madh. Përveç modeleve elektrike miqësore me mjedisin edhe ndaj automjeteve luksoze ka një interesim të madh.

Interesim të madh ka për automjetet siç Dodge Durango SRT, Ford Expedition, Hyundai Elantra GT, Subaru Legacy, Volkswagen Atlas modele 2018 dhe Infiniti Q50, Infiniti QX80, Mitsubishi Outlander, Nissan Altima, Nissan Murano, Ram 1500 Copper dhe Chevrolet Redline modele 2017.

Në modelet 2017 dhe 2018 të automjeteve në të cilat janë përdorur ngjyra më të gjalla dhe goditëse, tërheqin vëmendjen sistemet e mençura, si komunikim me zë me shoferin dhe për parandalimin e gabimeve të shoferëve. Në panair vizitorëve iu jepet mundësia që ti testojnë disa prej automjeteve, ndërsa do të prezantohen edhe evenimente të tjera.

Vizitat e përgjithshme do të hapen nesër dhe do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa panairi pritet që të vizitohet nga mbi 1 milion njerëz.