Ford Focus-i elektrik, 225 kilometra me një të mbushur të baterive

Ford Focus-i elektrik, 225 kilometra me një të mbushur të baterive

Ford për blerësit e saj në Evropë, ka ofruar modelin e avancuar të Focus EV, me sistem të ri të baterive dhe me radius më të madh të lëvizjes.

Image

Falë baterive të reja ma kapacitet 33,5 kWh, të cilat i kanë zëvendësuar ato prej 23kWh, Ford Focus elektrik tani kalon 63 kilometra më shumë se sa modeli i mëhershëm.

Image

Tani vozitja e pavarur me bateri të plota, është rritur në 225 kilometra, me çka kjo veturë është bërë më funksionale për përdorim të përditshëm. Një përparësi tjetër, është edhe shpejtësia më e madhe e mbushjes së baterive përmes një mbushësi të shpejtë. Kështu, bateritë mund të mbushen deri në 80 për qind brenda gjysmë ore.

Image

Sistemi i tërheqjes ka mbetur i pandryshuar. Automobili fiton fuqinë nga elektromotori me 145 kuaj fuqi (107 kW), përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 11.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 137 km/h.

Image

Ky model i avancuar, ka sistemi multimedial SYNC 3, me komanda me zë dhe funksionet Android Auto dhe Apple CarPlay për lidhje me pajisje të mençura. Çmimi në Gjermani fillon nga 34.900 euro.