E dëshpëruar pse motra nuk e mori çmimin “Albumi i Vitit”

E dëshpëruar pse motra nuk e mori çmimin “Albumi i Vitit”

Solange Knowles ka folur përsëri për Grammy, pasi motra e saj Beyonce humbi çmimin për “Albumin më të mirë të Vitit”, për “Lemonade”.

“Lemonade” është albumi i tretë i Beyonce’s që ka qenë i nominuar për këtë çmim.

“Ka pasur vetëm dy fitues me ngjyrë në 20 vitet e fundit për albumin e vitit. Ka pasur mbi 200 artist të zi që kanë performuar”, ka shkruar Solange në Twitter të hënën pasdite.

Adele, e cila fitoi çmimin kryesor të këtij viti në Grammy, mendonte se çmimi duhej t’i shkonte Beyonce’s.