Vonohet Peugeot 5008

Vonohet Peugeot 5008

Shitja e SUV-it kompakt të Peugeotit, 3008, është duke shkuar por francezët kanë vendosur që të presin pak me modelin 5008.

 

Ky SUV i madh ishte caktuar që të shfaqet nëpër sallonet e veturave në fillim të pranverës, por Peugeot ka vendosur që ta shtyjë shfaqjen e 5008 në treg për dy apo tre muaj. 

Këtë shtyrje, Peugeot, e ka bërë në mënyrë që të fitojë më shumë kohë për tërheqjen e klientëve për blerjen e 3008.

Gjatë muajit dhjetor janë shitur 9.317 Peugeot 3008 dhe aktualisht ky është modeli i katërt më i shitur në këtë kompani franceze. 

Megjithatë, blerësit presin me padurim ardhjen e 5008, ndërsa Peugeot ka konfirmuar se tashmë ka pranuar rreth 60 mijë porosi.