Maradona rreh të dashurën, policia e merr në pyetje

Diego Armando, ylli i Argjentinës, dyshohet se e ka rrahur të dashurën Rocio Oliva, në një hotel të Madridit.

Ikona e Argjentinës, Diego Armando, është intervistuar nga policia e Madridit pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën, Rocio Oliva.

Sipas mediave spanjolle, rreth orës 8:20 të mëngjesit, policia ka mbërritur në Hotel Mirasierra Suites për ta intervistuar Maradonën.

Por, Oliva nuk ka dashur ta denoncojë ish-yllin e Napolit, me pretekstin se e ka ngritur zërin gjatë një debati në dhomën e hotelit, përcjell Express.

Maradona po qëndron në Madrid pasi sonte do të shikojë nga Santiuago Bernabeu ndeshjen mes Realit dhe Napolit.