Sot Shën Faustini, ja kuriorzitetet e festës së "beqarëve"

Sot Shën Faustini, ja kuriorzitetet e festës së "beqarëve"

Në këtë ditë mund flirtosh pa u ndjerë në faj dhe të shijosh të gjithë jetën tënde si beqar, njësoj sikur të mos kishte një të nesërme!

Nuk ka vetëm Shën Valentin, por edhe Shën Faustin, që vjen një ditë pas 14 shkurtit dhe njihet si festa e beqarëve. E konsideruar fillimisht si një legjendë metropolitane për shumë vite, së fundi është bërë një realitet konkret i transformuar në mundësinë e personave "single" për të dalë nëpër klube e lokale për të "gjuajtur". Pse jo, në kërkim të shpirtit binjak.
Si lindi Shën Faustini?
Sipas legjendës, Faustini ishte një nga të rinjtë fisnikë që u bë kavalier. Lindi pagan, por u bë besimtar derisa u pagëzua me synimin për të përçuar fjalët e Zotit, duke u sistemuar fillimisht në Breshia, aty ku edhe e vranë më 15 shkurt dhe ku çuditërisht ka lindur së pari... festa. Po ç'lidhje ka me beqarët? Asgjë.  Thjesht etimologjia e emrit "Faustin" duket se i sjell fat atyre që kërkojnë shpirtin binjak. Praktikisht, në Breshia festohej dita e këtij shenjti dhe me këtë justifikim, djemtë beqarë mund të njihnin ndonjë vajzë dhe të kalonin...natën. Nga këtu lindi festa e beqarëve.
Përse festohet?
Sepse kremton në një farë mënyre të qenit "single" dhe në fund të fundit nuk është edhe aq keq të jesh i tillë. Me rastin e festës së beqarëve mund të bësh miqësi të reja, të flirtosh pa u ndjerë në faj dhe të shijosh të gjithë jetën tënde si beqar, njësoj sikur të mos kishte një të nesërme!