Emma Watson bëhet si yjet e tjerë, vonohet 90 minuta në festë

Ajo këtë vit ka marr çmimin e Gruas së Vitit, çmim ky i ndarë nga revista Elle.

Por si duket Emma Watson, nuk ishte fare e interesuar që ta merr këtë çmim – e madje i bëri organizatorët që ta presin 90 minuta.

Ylli i Harry PotTer, është akuzuar që ka sjellje alla prej “dive”, pasi është vonuar dhe ka refuzuar të ecë përkrah yjeve të tjerë në tapetin e kuq.

“Emma nuk ishte e interesuar fare për këtë mbrëmje. Ajo erdhi një orë e gjysmë me vonesë dhe më vonë refuzoi të ecte në tapetin e kuq”.

“Ajo gjithashtu ka insistuar që vetëm fotografi që ajo kishte zgjedhur ta fotografonte. Ajo po sillej sikur një divë e zakonshme”, ka thënë një burim i Mail Online.

Përndryshe kjo sjellje i ka çuditur të pranishmit aty, pasi Emma është një ndër yjet e vetme në Hollywood që gjithmonë ka pasur sjellje korrekte karshi evenimenteve të ndryshme.

Ajo madje disa herë edhe është cilësuar si një prej yjeve më modeste të ekranit të madh.