Mendi Mengjiqi, me 17 shkurt sjellë librin `Muzikë shqiptare`

Libri është një album muzikor me kompozime për piano.

“Muzikë shqiptare”, është libri i kompozitorit të njohur Mendi Mengjiqi, i cili do të promovohet nesër, me datë 17 shkurt, shkruan KultPlus. Libri është një album muzikor me kompozime për piano që u dedikohet nxënësve të shkollës së ulët të muzikës dhe entuziastëve që duan të mësojnë të luajnë në piano.

58 pjesë me motive të trashëgimisë etno-muzikore nga të gjitha trevat ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët janë kompozuar në moduse të folklorit muzikor shqiptar, por albumi ka edhe një numër të vogël të veprave të karakterit të muzikës tonale.

Recensente e librit është Vlora Baruti ndërsa promovimi i tij do të bëhet në Ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet, me fillim nga ora 16:00.