​Marc Anthony në krahët e një 21 vjeçare (Foto)

​Marc Anthony në krahët e një 21 vjeçare (Foto)

Marc Anthony sapo e ka mbyllur divorcin e tij me ish bashkëshorten Shannon De Lima. Këngëtari që më par ishte i lidhur me Jennifer Lopez dhe tani siç duket është me një modele 21 vjeçare.

Sipas raportimit ekskluziv të “TMZ”, këngëtari 48 vjeçar në fakt është lidhur me Mariana Downing, modelen e Wilhelmina Miami disa muaj para se të ndahej nga bashkëshortja e tij.

Ata janë takuar në një festë mbrëmjeje, dhe dëshmitarët thonë se ajo ra menjëherë në sy të Anthony, dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Ai ka telefonuar Marianën ditën tjetër dhe që atëherë ata janë bashkë. Ajo ka udhëtuar me të në spektaklet e tij, dhe kanë kaluar pushimet bashkë në Karaibe.