Botohet përmbledhja e rrëfimeve “Hisja e gruas”, nga BKK

Kjo përmbledhje është projekt i Këndit Amerikan në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë, në kuadër të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, si dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të botimeve të veçanta, ka botuar përmbledhjen e rrëfimeve me temë “Hisja e gruas”, histori gojore e përvojës dhe kujtesës personale për hisen e gruas në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo përmbledhje është projekt i Këndit Amerikan në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë, në kuadër të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, si dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare mëton të dokumentojë e të botojë materiale të ngjashme, e sidomos rrëfime gojore për periudha të padokumentuara të historisë shqiptare të Kosovës, në kuadër të projektit të saj afatgjatë “Kujtesa e Kosovës”.