Edhe Gjakova shënon 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurti,dita e Pavarësisë së Kosovës është shënuar edhe në komunën e Gjakovës.

Nderimet  për dëshmorët e kombit në qendër të qytetit nga përfaqësues të institucioneve lokale,veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë iu kanë paraprirë aktiviteteve me rastin e përvjetorit të 9-të të Pavarësisë.

Qytetarët dhe zyrtarët komunal në Gjakovë ,urojnë që festa të tilla si kjo e Pavarësisë t’i gjej shqiptarët sa më të bashkuar .Sipas tyre shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrifica të mëdha ,nëpër breza,prandaj puna dhe përkushtimi në shtendërtim duhen të jenë prioritet i secilit prej nesh.

Në kuadër të shënimit të 17 shkurtit ,sot në Gjakovë u bë promovimi i Pullës postare për dëshmorin Nesimi Dervishdana.

Ndërkaq, hapja e ekspozitës kolektive e 8 piktorëve gjakovarë, koncerti festiv dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve  për të gjithë ish kryetarët e Komunës së Gjakovës ,nga kryetarja Mimoza Kusari Lila ,do të shënojnë edhe fundin e aktiviteteve në shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë në Gjakovë.