Sampaoli në vend të Enriques

Luis Enrique mund të largohet nga Barcelona në fund të stinorit.

Humbja e thellë nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ka shkaktuar ‘tërmet’ në Barcelonë, duke hapur pakënaqësi në mesin e tifozëve për paraqitjen e ekipit.

Padyshim se faji i mbetet trajnerit Luis Enrique i cili me shumë gjasë do t’i thotë lamtumirë klubit katalanas në fund të stinorit, transmeton KosovaPress.

Në një sondazh të hapur nga gazeta Marca, tifozët kanë votuar për trajnerin që do ta donin në vend të Enriques dhe vendi i parë i takon Jorge Sampaolit të Sevillas i cili preferohet më së shumti nga tifozët e Barcelonës.

Mbetet të shihet deri në fund të sezonit nëse drejtuesit e Barçës do të dëgjojnë dëshirën e tifozëve dhe ta sjellin Sampaolin në krye të klubit.