Zgjedhjet nisin zyrtarisht në SHBA

Zgjedhjet nisin zyrtarisht në SHBA

Zgjedhjet presidenciale amerikane kanë nisur zyrtarisht përmes zgjedhjeve paraprake, në mënyrë që shtetet të vendosin se cilët do të jenë dy kandidatët final në garën për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Janusz Bugajski
Analist i politikave

Gjatë zgjedhjeve preliminare bëhet edhe zgjedhja e delegatëve për secilin kandidat, në varësi të pjesës së tyre të votës popullore. Kushdo që fiton më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të delegatëve në nivel vendi, bëhet zgjedhja e partisë për president dhe miratohet në konventat përkatëse kombëtare gjatë verës.

Si për demokratët, ashtu edhe për republikanët, gara është ngushtuar. Vetëm dy demokratë kanë mbetur në këmbë; ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton dhe senatori nga Vermonti, Bernie Sanders. Beteja mes Clintonit dhe Sandersit sillet rreth çështjes së pastërtisë kundrejt pragmatizmit. Ata janë grindur rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh "progresist" - ​​një eufemizëm i përdorur nga demokratët liberalë për të treguar një agjendë socialiste.

Demokratët janë të ndarë thellësisht. Sanders akuzon se kushdo, përfshirë edhe Clintonin, që merr para nga Wall Street dhe ka një Komitetit të Veprimit Politik të mirëfinancuar, nuk kualifikohet si një progresiste, ndërsa Clinton thotë se Sanders do të  diskualifikonte shumicën e demokratëve, duke përfshirë presidentin Obama nga të qenit progresist në çdo mënyrë.

Beteja republikane është edhe më e ashpër. Gara kryesore është mes miliarderit të pasurive të patundshmërive, Donald Trump dhe Ted Cruz, një rebel ultra-konservator. Marco Rubio, një senator kubano-amerikan nga Florida, mund ta fitojë mbështetjen republikane, por është sulmuar për shkak të mungesës së arritjeve politike.

Jeb Bush, vëllai dhe biri i dy ish-presidentëve, ka dëshmuar të jetë zhgënjimi më i madh, pavarësisht se fillimisht është parë si kandidati natyror republikan. Ai është kritikuar nga rivalët si njeri i brendshëm në Uashington, jashtë çdo kontakti me amerikanët e zakonshëm. Megjithatë, Bush është duke u mbështetur në faktin se Trump dhe Cruz mund të shihen si të pazgjidhshëm nga amerikanët e zakonshëm, për shkak të pozicioneve të tyre radikale.

Në të vërtetë, çështja e "zgjedhshmërisë" do të jetë kyçe në këto zgjedhje. Në anën e demokratëve, Sanders është një i vetëquajtur " socialist-demokratik " dhe që përfiton nga vota e të rinjve idealistë dhe protestuesve anti-establishmentë. Por kjo nuk ka gjasa të kryejë punë në shtetet e mëdha, fushëbeteja këto ku të moderuarit dhe centristët nuk pajtohen me qeverinë dhe taksat e larta, që janë kryesisht receta të tij.

Po ashtu, në anën e republikanëve, amerikani i zakonshëm nuk ka gjasa të votojë për një ksenofob si Trump, ose për një radikal fetar siç është Cruz, të cilët janë fshikulluar nga anëtarë të lartë të partisë së tyre. Me të thënë këtë, sezoni i zgjedhjeve është gjithmonë plot me surpriza. Dhe këtë vit, më shumë se në zgjedhjet e kaluara mund të presin të papriturën.