Dilemat gjermane të lidershipit

Dilemat gjermane të lidershipit

Njëzetepesë vjet që nga ribashkimit të Gjermanisë, roli i lidershipit të Berlinit në Evropë është rritur nga kriza trefishtë: migrimi masiv, Greqia dhe Ukraina. Megjithatë, mbeten dyshime serioze nëse Gjermania ka kapacitet për të siguruar BE-së stabilitetin institucional dhe sigurinë kontinentale pa ringjalljen e gjermanofobisë dhe nxitjen e ndarjet e mëtejshme evropiane.

Janusz Bugajski
Analist i politikave

Të gjitha qeveritë në Berlin kanë qenë të rënduara nga ankthi i nacionalizmit gjerman. Për dekada me radhë, Gjermania është fshehur pas BE-së dhe NATO-s për të shmangur dy tundimet dhe perceptimet e dominimit. Por kur e ardhmja e Evropës është sfiduar seriozisht nga përsëritja e krizave financiare në Greqi, sulmi i Moskës në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj fqinjëve të tjerë, e gjithashtu edhe vërshimi i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, Gjermania ka arritur në një moment përcaktues për historinë e Kosovës së pas-Luftës së Dytë.
Berlini mori rolin udhëheqës në Evropë kryesisht si pasojë e mos-angazhimit të SHBA-së nën presidentin Obama, që në masë të madhe ishte e preokupuar gjetkë. Për më tepër, Franca, Italia dhe Spanja të dobësuara ekonomikisht dhe Mbretëria e Bashkuar e përqendruar në të ardhmen e vet të pasigurt brenda BE-së, kurse Gjermania është tani dominuesi i vetëm i Evropës në mesin e një bashkimi të shteteve të vogla dhe të mesme të ngushtuara nga interesat kombëtare.
Berlini është e angazhuar në një akt balancues të pasigurt: nuk dëshiron të perceptohet ose si drejtues i Evropës e asesi si sigurues i udhëheqjes së papërshtatshme. Kontinenti përballet me sfidat më të rënda që nga fundi i Luftës së Ftohtë, BE-ja mbetet e ndërthurur në kontradikta. Nga njëra anë, pa rolin pararojë të Berlinit, Bashkimi Evropian do të jetë në rrëmujë më të madhe. Në anën tjetër, dominimi i Berlinit nxit frikë dhe rezistencë, ashtu si udhëheqja amerikane e aleancës perëndimore nxit anti-amerikanizmin.
Kancelarja Angela Merkel ka luajtur rol kryesor në vazhdimësi për shpëtimin e Greqisë, parandalimin e vendit nga daljes në Eurozonë dhe duke përjashtuar shpërbërjen e mundshme të bashkimit monetar. Por vendimi i Berlinit kundër një "Grexit" do të testohet rëndë, në qoftë se pas marrjes së një pakete masive të tretë shpëtimi, Athina thjesht ngatërrohet me institucionet e saj të dështuara dhe nuk ndjek reformat me ndikim të gjerë strukturor.
Një sfidë edhe më kërcënuese, me të cilën përballet Berlini është përshkallëzimi i kërcënimeve të Moskës për sigurinë e Evropës. Debati brenda-gjerman për Rusi është përqendruar në menaxhimin e krizave dhe kostos ekonomike, e jo në implikimet më të thella të sigurisë për Evropën. Një lider i vërtetë vendos ekonominë në perspektivë, kur kanë të bëjnë me një problem më esencial, ndërsa Gjermania ka ende për të kaluar atë test. Përkundër dëshmive se Putin nuk respekton marrëveshjet, kufijtë, apo interesat kombëtare të çdo shteti evropian, disa zyrtarë gjermanë vazhdojnë të ushqejnë iluzione për Kremlinin.
Kremlini llogarit që interesat politike dhe ato të biznesit gjerman, do të mbizotërojnë dhe kështu sanksionet do të hiqen përfundimisht dhe Moska pastaj mund të përqendrojë vëmendjen në shtetet e tjera në shënjestër. Kështu, mbetet e paqartë se sa Gjermania është e gatshme të mbështesë aspiratat perëndimore të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit nga frika e antagonizmit të Kremlinin.

Edhe më shqetësues është fakti se, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të Putinit kundër Polonisë dhe shteteve baltike, Berlini ka kundërshtuar mbrojtjen e plotë të fqinjëve të saj duke lëvizur bazat e NATO-s në drejtim të lindjes. Rrjedhat antiamerikane të Berlinit në politikën gjermane dhe pajtimi me imperializmin Moskës, mbeten fushat e rënda të shqetësimit për anëtarët më të ekspozuar të NATO-s. Gjermania mund të respektohet si një fuqi ekonomike midis vendeve në kufi me Rusinë, por ajo nuk është besuar si një ofruese e besueshme e sigurisë.

Sfida më e menjëhershme e Gjermanisë është migrimi masiv. Deri në fund të 2015, vendi mund të ketë pranuar mbi 800.000 refugjatë, katër herë më shumë se në vitin 2014. Gjermania është bërë një vend i emigracionit për njerëzit që ikin nga zona konfliktit apo ata që janë në kërkim të mundësive ekonomike. Nuk është e habitshme, Merkel ka deklaruar mbingarkesën me refugjatë si një sfidë më të madhe për Evropën sesa kriza greke.
Thithja e kaq shumë refugjatëve është shtrirë në gjithë sistemin e mirëqenies së Gjermanisë, zgjerimin  e përçarjes në shoqëri si dhe urrejtjes në rritje kundër të huajve, dhe ngritjen e profilit të nacionalistëve ksenofobë, të cilët po protestojnë dhe po kërcënojnë me dhunë. Fluksi i refugjatëve mund të kontribuojë gjithashtu në minimin e mëtejmë të integritetin të BE-së, pasi shumë qeveri do të kundërshtojnë këshillat e Berlinit për të lejuar më shumë emigrantë të kalojnë në shtetet e tjera anëtare. Por pa një politikë efektive të përbashkët të azilit, BE-ja, ku secili vend kontribuon në mënyrë proporcionale, për akomodimin e refugjatëve, gjermanët vetë mund të heqin dorë nga angazhimet e tyre për Bashkimin Evropian, duke festuar bashkimin e tyre historik.