Vulva e presionit në Ballkan

Vulva e presionit në Ballkan

Në mesin e valës së refugjatëve që hyjnë në BE këtë vit ishin dhjetëra mijëra qytetarë nga Ballkani Perëndimor, duke ikur prej varfërisë dhe papunësisë. Prej kërkesave për azil, nga 200.000 në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2015, 40 për qind janë shtruar nga njerëz nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Vetë Kosova ishte burimi i tretë më i madh i kërkesave për azil pas Sirisë dhe Afganistanit.

Janush Bugajski
Analist i politikave

Shumica e njerëzve u largua për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku katër nga dhjetë njerëz jetojnë nën nivelin zyrtar të varfërisë, ndërsa papunësia tejkalon 40%. Shumë prej tyre vendosnin të migrojnë derisa thashethemet ishin përhapur se Gjermania kishte hapur dyert dhe kishte vende pune në dispozicion. Ashtu sikurse edhe shuarja e thashethemeve, përfundimisht gjatë verës, rrjedhja e punëkërkuesve filloi të zvogëlohet, por askush nuk e di për sa kohë.

Ky eksod nga Kosova përbënte numrin më të madh të ikjeve që nga përfundimi i luftës së vitit 1999. Realitetet e ashpra ekonomike kanë çuar në zhgënjim të gjerë me politikanët dhe institucionet në mesin e sektorëve të gjerë të popullsisë. Prishtina nuk ka arritur të zhvillojë një ekonomi produktive dhe mbetet shumë e varur nga asistenca ndërkombëtare. Aspiratat e brezit të ri për një rritje, ende kanë për t'u plotësuar.

Për më tepër, Kosova është i vetmi vend në rajon pa një marrëveshje të vizave me BE-në për liberalizimin, e që vepron si një valvul sigurie ekonomike. Mungesa e mekanizmave ligjorë të shpejtë për të udhëtuar dhe për të emigruar ka nxitur trafikimin njerëzor, pasi njerëzit kërkojnë një rrugëdalje nga izolimi i tyre.

Në vazhdën e fluksit masiv të kësaj vere të refugjatëve në BE, liberalizimi i vizave mund të shtyhet për Kosovën, ndërsa kufizimet mund të rivendosen për vendet tjera që tanimë përfitojnë nga programi. Edhe vendet që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave me BE-në kanë përjetuar një eksod të refugjatëve, duke treguar se varfëria paraqet problem për shumë qytetarë.

Për të dekurajuar valët e mëtejshme të refugjatëve, BE-ja po ndërmerr hapa për t'i ndarë ata që ikin prej luftës, nga të ikurit prej vështirësive ekonomike. Njerëzit nga Ballkani nuk bien në kategorinë e parë. Kryeqytetet e BE-së kanë hartuar një liste të "vendeve të sigurta të origjinës", nëpër të cilat emigrantët mund të kthehen për shkak se ka pak rrezik nga persekutimi. Azil politik nuk do të jepet për arsye ekonomike ose sociale. Rreth 15.000 kosovarë tashmë janë riatdhesuar nga shtetet e BE-së këtë vit dhe procedura është duke u përshpejtuar.

Paradoksalisht, duke mbyllur derën për emigrantët ekonomikë nga Ballkani Perëndimor do të prodhojë jostabilitet rajonal më shumë se duke i lejuar ata të hyjnë dhe për të gjetur punë. Edhe pse në afat të gjatë, secili vend vuan nga humbjet e punëtorëve dhe profesionistëve të arsimuar, në afat të shkurtër migracioni çliron presionet potenciale sociale të paqëndrueshme.

Në Kosovë, një ushtri në rritje e të rinjve të papunë që kanë humbur besimin në zyrtarët e tyre, të cilët shohin pak shpresë për përmirësim ekonomik, mund të radikalizohen dhe të fillojnë të kundërshtojnë politikat e qeverisë me dhunë. Në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë ankthi ekonomik ka më shumë gjasa për të marrë ngjyrime etnike. Politikanët ambiciozë mund të shfrytëzojnë tensionet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërsa ngecja ekonomike mund të ushqejë kërkesat për ndarjen e Republika Serpskës nga Bosnja.

Në një skenarë të zgjidhjes ideale, frustrimi publik do të çonte drejt presionit politik mbi zyrtarët e shtetit, që do të rriste llogaridhënien e qeverisë, e që më në fund do të nxiste zhvillimin ekonomik. Për fat të keq, pavarësisht cikleve zgjedhore publikut të pakënaqur i mungojnë organizatat dhe mekanizmat efektiv për ndikim në politikën e qeverisë. Megjithatë, një qasje më e ashpër e BE-së ndaj refugjatëve mund të shkaktojë trazira të brendshme në rajon, që do të sfidonte status quon politike.