Në vend të palestrës pini verë të kuqe

Një studim i ri thotë se një gotë verë e kuqe është ekuivalente me një orë në palestër.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Albertës në Kanada ka zbuluar se përfitimet shëndetësore që marrim nga një gotë vere të kuqe janë të njëjtat me ato që marrim pas një ore ushtrim. Përmbajtja e resveratrolit përmirëson gjendjen fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve, në të njëjtën mënyrë që vepron me to edhe një set ushtrimesh në palestër.

Sipas udhëheqësit të studimit, Jason Dyck, ky rezultat do iu hyjë në punë shumë atyre që nuk i kanë marrëdhëniet të mira me ushtrimet fizike. Sepse tashmë përfitimet nga konsumimi i verës të kuqe janë edhe të vërtetuara. Studimi gjithashtu tregon se ata që pinë një gotë verë të kuqe në ditë kanë më pak gjasa të preken nga sëmundje mendore dhe kancerogjene, kanë funksion më të mirë të zemrës, qarkullimit të gjakut dhe lëkurë të freskët.