Thaçi: Procesi i transformimit të FSK-së i pandalshëm

Thaçi: Procesi i transformimit të FSK-së i pandalshëm

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka njoftuar ne detaje Këshillin e NATO-s për iniciativën e transformimin e FSK-së. Në një intervistë për Radio Kosovën aii ka shprehur edhe një herë bindjen e tij për mbështetjen që bashkësia ndërkombëtare do t’i jap Kosovës në formimin e ushtrisë dhe ka lavdëruar spektrin politik për qëndrimin unanim rreth kësaj çështjeje.

Radio Kosova: Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri, i iniciuar nga ju dhe më pas i plotësuar nga ministritë përkatëse, dje iu dorëzua Qeverisë së vendit. A keni biseduar pas kësaj me shefin e ekzekutivit lidhur me këtë?

Presidenti Hashim Thaçi: Siç është njoftuar edhe gjithë opinioni i brendshëm edhe ai ndërkombëtar, ky proces ka filluar   në një rrethanë plotësisht transparente, pas një koordinimi në kuadër të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Kosovës me Kryeparlamentarin Veseli dhe Kryeministrin Mustafa. Duke  respektuar Kushtetutën, duke  respektuar ligjet ne fuqi, duke respektuar edhe kompetencat si president dhe komandant i forcave të FSK-s, këtë proces, ia kam bartur së proceduari Kryetarit të Kuvendit te Republikës se Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka proceduar ne kryesi, ku në mënyrë unanime, i gjithë spektri politik e ka aprovuar dhe bartur tek Qeveria që t’i bëjë plotësimet e nevojshme, në kuadër të ministrive. Kështu qw unë mendoj dhe besoj fuqishëm se  i gjithë procesi është duke shkuar sipas planifikimit.

Radio Kosova: A mund te na thoni përafërsisht një datë kur mund të procedohet në Kuvend?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë nuk mund te flas me datë dhe ditë apo orë, por një gjë është e sigurt, Kosova është shume unike dhe mund te themi qe ka një konsensus të gjerë qytetar dhe politik, për themelimin e Forcave te Armatosura te Kosovës apo transformimin e FSK-s në ushtri të re të Kosovës. Një ushtri kjo multietnike, ushtri kjo profesionale, e gatshme për të filluar procesin e partneritetit për paqe dhe për tu integruar ne NATO. Është një proces i pandalshëm.

Radio Kosova: Keni insistuar në vazhdimësi se kjo iniciativë nuk do të prishë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjik, në radhë të parë  NATO-n dhe SHBA-në. Jeni i sigurt për këtë?

Presidenti Hashim Thaçi: Edhe iniciativa e ime si president i Kosovës  është ne kuadër edhe te përkushtimeve tona për paqe stabilitet dhe fqinjësi te mire. Themelimi i FAK krijon ma tepër siguri për qytetarët e Kosovës, Ushtria e Kosovës do te jetë në shërbim të të gjithë qytetareve e në shërbim të misionit për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikës se Kosovës, me vizion te qartë që të jete një pjesë e NATO-s. Natyrisht se do te kemi edhe FAK në të ardhmen e afërt dhe do ta ruajmë edhe partneritetit me miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-në  dhe NATO-n.

Radio Kosova:  Ndërkohë ju dje i  jeni drejtuar me një letër sqaruese sekretarit të NAT)-s, zotit Stoltenberg. A keni marre ndonjë përgjigje apo ndonjë sinjal mirëkuptimi pas kësaj ?

Presidenti Hashim Thaçi: Nuk ka qenë letër sqaruese. Ka qenë letër informuese dhe plotësuese nga takimi qe kam zhvilluar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s. Ajo letër e drejtuar sekretarit Stoltenberg pas takimit qe kam zhvilluar me te dhe me ambasadoret e vendeve te NATO-s, ka qenë e nevojshme, pasi që është takuar Këshilli i NATO-s, kështu qe mendoj ka qene e nevojshme një komunikim i tillë. Kosova është e gatshme të punoj me të gjithë për themelimin e FAK-ut, që të ndodhë ky transformim gradualisht dhe me një gjithëperfshirje. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare në këtë rast do të jetë ndihmuese me këshillat dhe sugjerimet, andaj mendoj se të gjithë njerëzit, dje ne këshillin e NATO-s, janë informuar në detaje dhe saktë, për iniciativën tonë të drejtë dhe të pakontestueshme nga askush.

Ne kemi edhe komunikime të brendshme me faktorin ndërkombëtar, qe nuk bëhen publike dhe ato qe bëhen publike dhe i tërë procesi është duke shkuar hap pas hapi. Gradualisht me një koordinim dhe me  një diskutim gjithë përfshirës, kështu që përmbyllja te jetë e suksesshme për transformimin e  FSK-së në Forca të armatosura. Do jetë e koordinuar me miqtë tanë ndërkombëtar, pra do te këtë edhe Ushtri edhe Partneritet.

Radio Kosova: Tema e transformimit të FSK-së ka tërhequr shumë vëmendje dhe së paku përkohësisht është lënë anash demarkacioni me Malin e Zi. Ndonëse kjo është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, ju si President, e vlerësoni se janë shterur të gjitha mjetet e  komunikimit dhe bashkëpunimit të spektrit politik për këtë çështje?

 Presidenti Hashim Thaçi: E para dëshiroj te falënderoj te gjithë spektrin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare dhe joshqiptare të komuniteteve jo serbe, që janë zotuar për të mbështetur projektligjin për transformimin e FSK-së në një Ushtri te Kosovës për të ndryshuar misionin dhe detyrat. Me një konsensus të tillë nuk është diskutuar ne Kosovë tash e 9 vite për një çështje te caktuar sikur kjo për transformimin e FSK-S ne FAK. D.m.th, një unitet i tillë qytetar dhe politik ka munguar tash e 9 vite që nga data  e shpalljes se pavarësisë se Kosovës,  bile mund te them se sot ky unitet dhe konsensus politik dhe qytetar  në Kosovë është me i fuqishëm se sa në ditën e bërjes së Kosovës së pavarur e sovrane. Pra unitet për themelimin e Ushtrisë se Kosovës. Për pavarësinë e Kosovës kane votuar dhe nënshkruar 109 deputetë, ndërsa tani janë të gatshëm 110 deputetë të  marrin përgjegjësinë e tyre për themelimin e ushtrisë se Kosovës dhe faleminderit te gjithë për mbështetje.

Radio Kosova:  Po lidhur me demarkacionin cili është mendimi i juaj?

Presidenti Hashim Thaçi: Besoj qe Qeveria e Kosovës do t’i kryej obligimet e veta dhe unë kam deklaruar tash e dy vite e gjysme shpesh here qëndrimin tim. Është i njëjti ai që ka qenë: pa demarkacion nuk ka viza, e në të njëjtën kohë edhe Lista serbe duhet të kthehet ne institucionet dhe mos te luaj rolin bllokues.

Radio Kosova: Kur jemi te Mali i Zi. Atje janë mjaft aktive forcat pro ruse ndërkohë që Institucionet po bëjnë përpjekje për anëtarësim në NATO. A është demarkacioni një çështje e nxituar pikërisht për këtë arsye dhe a po rrezikohet Ballkani në tërsi?

Presidenti Hashim Thaçi: Natyrisht se deri sa BE po vonohet me Kosovën dhe tërë rajonin, me perspektivën evropiane integruese, është hapur mundësia e ndikimeve të ideologjive të ndryshme jo evropiane dhe jo në përputhshmëri me standardet dhe vlerat euroatlantike. Gjithashtu, është krijuar një hapësire për fuqizimin e nacionalizmave të ndryshëm, që qojnë drejt trazirave të reja, por në të njëjtën kohë, është hapur edhe mundësia qe këtë vakum ta shfrytëzoj ndikimi Rus ne veçanti ne Serbi në Republikën  Serbska dhe  me pretendimet për grusht shtet ne Malin e Zi. Gjithashtu edhe ne hapësirat aty ku i jepet mundësia. Pra deri sa BE po vonohet, ideologjitë e ndryshme po e shfrytëzojnë këtë vakum. Po ndodhë fuqizimi i nacionalizmave dhe po ndodhe edhe fuqizimi i ndikimit qoftë në politikë qoftë në media, qoftë në biznes edhe në jetën e përgjithshme, nga ana e Rusisë.

Radio Kosova: Keni qenë mjaft kritik këto kohët e fundit ndaj BE-së. A është kjo vetëm sa i përket qëndrimit në raport me Kosovën?

Presidenti Hashim Thaçi:  Unë nuk kam qenë kritik. E kam thënë atë që e mendoj dhe besoj. E kam ri deklaruar atë qe e kam potencuar ne takimet qe kam pasur me presidentin Junker, gjithashtu me presidentin TUSK ne Bruksel, me zonjën Mogerini me Avramopullos, gjithashtu me zotin Han, se BE duhet te lëvizë me shpejt dhe jo të sheh Ballkanin Perëndimor vetëm përmes aspekteve burokratike apo procedurale por ne rrafshin gjeostrategjik.  Ballkani Perëndimor e ka vendin në familjen evropiane dhe duhet t’i hapet dera. Ne duhet t’i respektojmë dhe t’i implementojmë të gjitha kriteret demokratike.  Kosova ka përmbushur kriteret  për liberalizimin e vizave, por ende nuk po ndodh ky liberalizim. Prandaj BE duhet te lëvizë me shpejt dhe ne mënyre strategjike për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në familjen e madhe evropiane.

Radio Kosova: Dje ndodhi një tentim vrasje ndaj njërit ndër liderët komunist në  Kosovën e  para luftës, aktualisht avokat, Z.Azem Vllasi. Të dyshuarit u arrestuan shpejt por një grup i ashtuquajtur “Syri i popullit” doli me një komunikatë ku përdoret një gjuhë e ashpër dhe kërcënuese ndaj të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me sistemin e kaluar por edhe ndaj të zgjedhurve që siç thuhet, nuk kanë punuar në të mirë të vendit.Si e vlerësoni ju situatën e sigurisë në vend?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë nuk dua ne asnjë rrethanë te interferoj apo te kem ndonjë qasje ne kuptimin e deklarimeve qe lëndon apo dëmton procesin hetues, atë të autoriteteve tjera të sigurisë në Kosovë. Por dua te potencoj se është një veprim i shëmtuar, është një veprim tërësisht në kundërshtim me vullnetin e njerëzve te Kosovës dhe unë kam besim te plotë se institucionet relevante, institucionet e sigurisë së Kosovës, do t’i kryejnë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe ligjor.

Intervistoi: Mirvete Uka