Çfarë ka ndodhur më 20 mars?

43 pes – Në fshatin Sulmo, afër Romës, lindi Publius Ovidius Naso, i njohur si Ovidi.

Ai kreu punë të ndryshme, por në fund vendosi t’i përkushtohej poezisë; shumë shpejt u bë poeti më i shkëlqyer i brezit të tij; por perandori August (Oktaviani), nuk e deshi, e dëboi nga Roma në një fshat peshkatarësh, ku edhe vdiq në vitin 17. Arsyeja e këtij mërgimi nuk dihet, por Ovidi shkruan se ndodhi për shkak të “një poeme dhe një gabimi”. Vepra më e njohur e tij, Metamorfozat pati ndikim të madh mes shkrimtarëve të mesjetës, ndërsa periudha e shekullit XII u quajt epoka Ovidiane.

1554 – Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç thotë vetë në pasthënie, dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Në këtë vit duket se ka përfunduar edhe shtypja e librit. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i thjeshtë. Nga libri i Buzukut ka shpëtuar vetëm një kopje, edhe ajo e gjymtë. I mungojnë faqet e para dhe për këtë arsye nuk e dimë vendin ku u shtyp libri dhe cili autoritet kishtar e dha lejen e botimit (imprimatur – “le të shtypet”) sipas rregullave të kishës katolike.

1627 – Franca dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshjen për të luftuar protestantizmin.

1727 – Vdiq në Londër fizikani, matematikani dhe astronomi anlez Sir Isaac Newton, në moshën 84. Newton konsiderohet si një nga shkencëtarët më me ndikim i të gjitha kohërave. Libri i tij Philosophiae Naturalis Principia Mathematica (Parimet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar në vitin 1687, hodhi themelet e mekanikës klasike. Newton gjithashtu krahas Gottfried Leibnizit (albanolog), shpiku kalkuluset.

1760 – Zjarri në Boston shkatërron 349 ndërtesa.

1800 – Ushtria franceze mposht turqit në Helipolis, duke përparuar drejt Kajros, Egjipt.

1815 – Napoleoni hyn në Paris pas ikjes nga Elba dhe rivendos perandorinë që zgjati 100 ditë.

1888 – Për herë të parë një operetë në gjuhën rome shfaqet në Moskë, Rusi.

1977 – Komunistët dhe Socialistët fitojnë zgjedhjet komunale në Francë – parisienët zgjedhin ish-kryeministrin Zhak Shirak si kryebashkiakun e parë të Parisit në një shekull./t.o