Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë

Ndryshe nga se jemi mësuar, prej përbërësve të mëposhtëm nuk do të përftojmë një kek të ëmbël por të kripur !


Përbërësit për tavë me gjatësi 30x10cm ose 26cm nëse e keni të rrumbullakët:

3 vezë

● 75g miell 0

● 75g niseshte

● 1 bustinë sodë për torta të kripura

● vaj ulliri

● 120ml qumësht me yndyrë

● 100g djathë kaçkavall të grirë

● 1 patëllxhan i mesëm

● 100g djathë i bardhë

●70g bacon

● rigon, kripë, piper.

Përgatitja:

Ndezim furrën me 180°
1.Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.
2.Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.
3.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë. /living.al