Të vërtetat të hidhura për Shqipërinë, të thëna nga dëshmitarë të huaj

Duke folur për punën shkatërrimtare të fqinjëve të Shqipërisë, I nderuari Aubrey Herbert, anëtar i Parlamentit britanik, thotë:

“Jam i bindur se këta njerëz u shfarosën sistematikisht në zona të ndryshme kufitare të Shqipërisë, nga ata që ishin betuar se ishin miqtë e tyre. Përveç të gjitha fatkeqësive të saja, Shqipëria ka vuajtur këtë fatkeqësi e madhe, sepse bota në përgjithësi është e paditur për atë po ndodh në atë kënd të Ballkanit.”
Pretendimet e Greqisë për Shqipërinë e Jugut, ose Epirin, ashtu si ata pëlqejnë ta quajnë atë, mbështeten në një konfuzion shumë të vjetër. Ajo (Greqia) i ka hedhur rërë syve botës së civilizuar për shekuj, duke i quajtur të gjithë “të krishterët ortodoksë” grekë, duke sfiduar faktet e realitetit .

Shumica e popullsisë së territorit shqiptar, dhënë Greqisë nga Konferenca e Londrës, ashtu si edhe ai rajon i pretenduar nga Greqia në Paris, është Shqipëri myslimane, ndërsa pakica e krishterë, edhe pse anëtare e “Kishës Ortodokse”, nuk është greke as nga raca, gjuha apo ndjenjat.

Në të vërtetë, në qoftë se ata do të ishin greke nga ndjenjat, përse 350.000 prej tyre u larguan për të shpëtuar para se të vinte ushtria greke, kur ata pushtuan në mënyrë të paligjshme jugun e Shqipërisë në vitin 1914, vetëm disa muaj para shpërthimit të Luftës Europiane, dhe shkuan për të ngordhur urie nën ullinjtë e Vlorës?

Në qoftë se ata do të ishin me të vërtetë grekë-nga ndjenjat, pse ushtria greke masakroi shumë prej atyre që nuk mundën të largoheshin, dhe përse ata (grekët) e shkretuan të gjithë vendin?

Banorët e krishterë të jugut të Shqipërisë apo Epirit janë “grekë” vetëm në atë kuptim që edhe rumunët dhe sllavët ishin grekë disa dekada më parë, kur ata patën fatkeqësinë, gjithashtu, për të qenë nën juridiksionin e “Kishës Ortodokse” të Kostandinopojës .

Në përgjithësi, karakteri tërësisht jo-grek i territorit shqiptar, dhënë Greqisë nga Konferenca e Londrës, ashtu si ai që u pretendua prej saj në Konferencën e Paqes, nën emrin e Epirit, mund të shihet nga dëshmitë e mëposhtme:

Viscountess Strangford, duke udhëtuar në 1863, thotë: ”Ne filluam më 1 qershor, me qëllim për të bërë Janinën, kryeqytetin e Shqipërisë së jugut, pikën e jashtme më të largët. Ndërsa ne ndamë planin në tre-katër pjesë të ndryshme, gjëja e parë për të bërë, kur arritëm në Delvinë, ishte që të gjenim njëri-tjetrin, por kjo nuk u arrit përderisa u endëm gjerë e gjatë, duke na u bërtitur me zë të lartë dhe kureshtje nga çdo burrë, grua e fëmijë që pamë.

Ne ishim vërtet në vështirësi, teksa ishte ora e gjumit të mesditës dhe hetimet tona u bënë në greqisht, ndërsa në dukje, përgjigjet ishin të dhëna në gjuhën shqipe, ku asnjëra prej secilave nuk e kupton aspak tjetrën.

Z. Mavromnatis, Konsulli grek në Shkodër, duke shkruajtur në Akropolis, 30 vjet më parë, thotë:

“Shqipëria etnike mund të ndahet në pesë zona. Së pari, Shqipëria e jugut, e cila shtrihet nga kufiri grek deri në lumin Shkumbin; së dyti, Shqipëria qendrore, e cila shtrihet nga Shkumbini në Mat; së treti, pjesa veriore e Shqipërisë, e cila shtrihet nga Mati deri në Mali të Zi; së katërti, Shqipëria verilindore, e cila përfshin Novipazarin, Prizrenin, Prishtinën, etj dhe së pesti, Maqedonia perëndimore, nga Ohri dhe Liqenet e Prespës dhe Manastirit deri në Perlepe”.

Duke marrë parasysh në mënyrë të veçantë disa nga qytetet më të rëndësishme të këtij rajoni, ne mund të themi, se i pari ka lidhje me Janinën.

Në shekullin e pesëmbëdhjetë, kur Janina u sulmua nga turqit, fortesat e saj u mbrojtën nga shqiptarët dhe jo nga grekët.

Për këtë dëshmon historia, e cila thotë se pasi u rrethua Janina, 3.000 kokë të prera të banorëve të Shqipërisë së Janinës u përdorën për të bërë një piramidë si trofe.

Nga ana tjetër, Janina është quajtur nga autoritetet e paanshme, kryeqyteti i Shqipërisë se jugut. Këtu ishte selia e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të pavarur të Shqipërisë jugore, te i cili ishin të akredituar përfaqësuesit e trupave diplomatikë nga Anglia dhe Franca. Në vitin 1878 Greqia i kërkoi Europës me të lutura një korrigjim të kufirit të saj verior, por nga i njëjti bashkë me Janinën u shpall zyrtarisht se i përkiste Shqipërisë dhe kështu i’u la asaj.

Konsulli i madh francez, Laurent Pouqueville, duke folur për Gjirokastrën, thotë:

“Në Gjirokastër ka rreth 2.000 familje shqiptare myslimane. Peshkopi është ankuar se atje ka pasur vetëm 60 familje të krishtera të lëna mënjanë në fushat jashtë qytetit.”

Raporti i përfaqësuesve të huaj të vilajetit të Manastirit dhe veçanërisht i atij të ngarkuarit suedez, për riorganizimin e xhandarmërisë së Maqedonisë, dëshmon plotësisht se banorët e Korçës, qyteti dhe qarku, janë të kombësisë së pastër shqiptare.

August Dozon, konsulli dhe studiues i shquar francez vizitoi Korçën në vitin 1875.

Në raportin e tij, pjesërisht, ai thotë “Popullsia e Korçës është tërësisht shqiptare.”
Popullsia e rrethit të Korçës numëron 132.000 prej të cilëve 100.000 janë myslimanë shqiptarë dhe 32.000 të krishterë ortodoks, shqiptarë.

Vetë qyteti i Korçës, ka një popullsi prej 22.000, prej të cilëve ka vetëm një të vetëm grek për nga kombësia, kreu, i dërguar atje nga patriarku për të mallkuar të gjithë ata që refuzojnë ta quajnë veten grek që të punojnë për lartësimin e kombit të tyre.

Por pavarësisht gjithë kësaj propagande kishtare dhe shkollore të bërë gjatë regjimit turk e me të tilla sakrifica të mëdha ndaj patriarkut grek, banorët e këtyre zonave e kanë ruajtur gjithmonë ndërgjegjen e tyre kombëtare, ashtu si pjesa tjetër e bashkatdhetarëve të tyre të tjerë në të gjithë vendin, gjuhën e tyre dhe zakonet e tyre.

Nën regjimin turk, kur kombësia jonë na mohohej, dhe kur ishim të përndjekur e të burgosur, Korça kishte shkollat e para shqipe, dhe gjithmonë ka qenë qendra e gravitetit dhe gjithashtu selia e Lidhjes Ortodokse shqiptare, qëllimi i së cilës ishte është emancipimi i shqiptarëve ortodoksë ndaj zgjedhës së klerit grek.

Ka gjithashtu dëshmitarë që pohojnë qëndrimin e popullit të Korçës gjatë verës së vitit 1914, se sa me kokëfortësi luftuan ata ndaj ushtrisë greke që sulmoi vendin dhe si Hunët kreu mizori të papërshkrueshme me qëllim që t’i detyronte ata që të mohonin kombësinë e tyre dhe të shpallnin bashkimin me Greqinë.