Sallatë me bollgur dhe rozmarinë

Sallatë me bollgur dhe rozmarinë

Nëse dëshironi të përgatisni një recetë të shëndetshme dhe plot vlera ushqyese, është pikërisht kjo pjatë sallatë që ju duhet.

Në vetëm pak minuta dreka është gati.

Përbërësit:.
150 gr bollgur gruri
3 qepë të njoma
1 kastarvec
1 domate
½ koncetrat perimesh
1 limon
2 lugë gjelle rozmarinë e copëtuar
2 lugë gjelle vaj ulliri
Ujë

Përgatitja:
Vendosni bollgurin në një tenxhere me ujë dhe koncetratin e perimeve. Lëreni të ziejë për rreth 12 – 15 minuta.
Largojeni më pas nga zjarri dhe kullojeni. 
Shtoni në të lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, qepët e njoma, domaten, kastravecin e prerë, rozmarinën e copëtuar dhe vajin e ullirit.
Është gati për t’u shërbyer.