65 organizata kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Është bërë e ditur se 65 organizata tashmë kanë nënshkruar peticionin kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, dhe kjo mbështetje është iniciativë për t’ia kthyer kinemanë qytetit

Deklarata e përbashkët e këtyre organizatave nis me konkluzën se Kino Jusuf Gërvalla, është kinemaja e vetme dhe pikë qendrore në jetën kulturore të Pejës. Sipas tyre, ajo përfaqëson kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti por edhe të vizitorëve të saj.

“Kinemaja është një nga pikat e rralla referente të qytetit që është pjesë e kujtesës kolektive te qytetarëve të Pejës dhe Kosovës. Ky vend përfaqëson një pasuri të parbashkët kulturore e cila vazhdimisht kontribon në ndërtimin e kësaj shoqërie. Përpjekjet e skenës së pavarur të kulturës në Pejë për rivitalizimin e saj kanë marrë mbështetje nga i gjithë komuniteti si në vend ashtu edhe jashtë saj. Një sërë punëtorive janë organizuar për të rimenduar funksionet e kinemasë, dhe përgjigjet nga komuniteti kanë qenë se ajo është më shumë se kinema,një hapësirë e hapur për komunitetin ku mbahen dhe zhvillohen aktivitete me karakter kulturor dhe edukativ”, thuhet mes të tjerash në këtë deklaratë, duke potencuar edhe faktin e rëndësishëm se Kinemaja Jusuf Gërvalla është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Më poshtë mund të shihni listën e organizatave të cilët kanë nënshkruar deklaratën.


Organizatat e nënshkruara:

1.7 Arte 
2.Advocacy Training & Resource Center - ATRC
3.Alter Habitus
4.Anibar
5.Aragonit 
6.Artpolis
7.Asociacioni Kosovar “Chopin” 
8.Autostrada Biennale
9.CBM
10.CDF
11.CHwB Kosova 
12.CRDP
13.CTI-P
14.DAM Festivali
15.Docomomo_Kosova
16.DokuFest
17.EC Ma Ndryshe 
18.ERA 
19.Festivali i Arkitekturës në Kosovë 
20.Fondacioni Kosovar i Arkitekturës
21.Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF
22.Fondacioni Lumbardhi
23.Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Legatum
24.FRABAAC
25.Fryma e Re
26.IITP
27.Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
28.Instituti Demokratik i Kosovës - KDI
29.Instituti GAP 
30.Instituti i Prishtinës për Studime Politike - PIPS
31.Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP
32.INTEGRA
33.Komunikimi Social - KOMS 
34.Konsumatori
35.KosovaArs
36.Let’s do it Peja
37.Lëvizja FOL
38.Marimangat
39.Me dorë në zemër
40.Motrat 
41.NGOMfest
42.Nisma Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)
43.OJQ "ETEA" 
44.OJQ "Mitrovica Guide"
45.OJQ "Mundesia"
46.OJQ BFF
47.OJQ PRAM
48.OJQ Rritu
49.ORCA
50.Plenumi për Arsim 
51.Qendra Multimedia
52.Qendra RInore Mitrovice-QRM
53.Qendra Rinore "Ate Lorenc Mazrreku"
54.REDO Conference
55.Riverside
56.Rrjeti i Grave të Kosovës
57.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Pejë
58.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Prizren
59.S’Bunker
60.Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
61.STIKK
62.Syri i Vizionit
63.Shoqata për Përsonat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar "Drita Jonë"
64.Teatri ODA 
65.X40