Mirela Sula pjesë e dokumentarit për Ervin Laszlo

Mirela Sula ka konfirmuar për KultPlus se ka qenë pjesë e këtij dokumentari bashkë me njerëz më me influencë në botë, dhe në prill, sipas saj, ajo të jetë e pranishme në Çikago, në premierën e këtij filmi.

Është realizuar dokumentari për Dr Ervin Laszlo, filozof i famshëm hungarez, dokumentar që është punuar në Los Angeles, premiera e së cilës do të prezantohet brenda këtij viti. Në këtë dokumentar është përfshirë edhe gazetarja dhe psikologia shqiptare Mirela Sula, e cila me Dr Ervin Laszlo ishte takuar përgjatë punës së saj si gazetare. 

Por e veçanta e psikologes shqiptare është së në këtë dokumentar ka marrë pjesë më njerëz shumë të fuqishëm në nivel botëror, duke përfshirë edhe Dalai Lama e Sharon Stone. Mirela Sula ka konfirmuar  se ka qenë pjesë e këtij dokumentari bashkë me njerëz më me influencë në botë, dhe në prill, sipas saj, ajo të jetë e pranishme në Çikago, në premierën e këtij filmi./