Diamanti që pritet të regjistrojë shifra rekord

Diamanti që pritet të regjistrojë shifra rekord

Një shfaqje e shkurtër, por mbresëlënëse në Londër, përpara sesa të nxirret në shitje në një ankand në Hong Kong muajin e ardhshëm.


Shtëpia britanike e ankandeve “Sotheby’s” ka ekspozuar për publikun diamantin befasues “pink star”, i cili pritet të kapë shifrën e mbi 60 milionë dollarëve kur të nxirret në ankandin e 4 prillit, gjë që nëse rezulton e vërtetë do të përbënte edhe një rekord për një diamant lejla të shitur në këtë mënyrë.

Organizatorët e shfaqjes thanë të hënën se guri i çmuar 59.6 karatësh është diamanti më i madh dhe i përsosur në ngjyrën lejla i vlerësuar ndonjëherë nga Instituti shkencor i gurëve të çmuar i Amerikës.

Shefi i divizionit të stolive të çmuara në “Sotheby’s”, David Bennett tha se përmasat dhe ngjyra e këtij diamanti “tejkalojnë ato të çdo diamanti të ngjashëm lejla të njohur deri më sot gjatë të gjithë historisë”. Ai është nxjerrë nga minierat e Afrikës në vitin 1999.

Kompania në fjalë shiti diamantin “Blue Moon of Josephine” për 48.5 milionë dollarë në Gjenevë gjatë vitit 2015.