Vrasja në Devoll, u sulmuan kur po merrnin lekët e kanabisit

Deklarimet e ndryshme të bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, kanë çuar policinë tek zbardhja e motiveve të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

39-vjeçari nga Maliqi, i cili mbeti i plagosur në konfrontimin fizik mes personave të mbrëmjes të së shtunës i ka deklaruar policisë jo vetëm emrin e agresorit, i cili i sulmoi, por edhe motivet e përleshjes fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta, transmeton Mapo.