McAllister: Rusia përmes Serbisë bën politikë destabilizuese

McAllister: Rusia përmes Serbisë bën politikë destabilizuese

Kryetari i Komisionit pë Politikë Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister deklaroi se Ballkani ende është rajon aksploziv, në të cilin veprimi i papërgjegjshëm mund t’i ngjallë konflikte të vjetra.

Rusia me vetëdije zbaton politikë destabilizuese në Serbi, çka kërkon angazhim të shtuar të BE-së në rajon.

“Ballkani është rajon skajshmërisht i tensionuar, ku për shkak të veprimeve të papërgjegjshme mund të rignjallen konflikte të vjetra, për të cilat mendohej se ishin të tejkaluara”, deklaroi për Die Welt, i cili njëherit është dhe raportues për Serbinë në BE.

Ai deklaroi se BE duhet që megjithë fuqinë t’ kundërvihet kësaj situate, por që edhe vendeve të Ballkanit po u rritet mosdurimi, transmeton RTK.

Sipas tij, megjithë ofrimeve të qëndrimeve mes BE-së dhe të Serbisë, ekzistojnë ende probleme të pazgjidhura.

Moska përpiqet fuqimisht të ndikojë në medie, shoqërinë civile, si dhe në sferën politike të Serbisë. Ajo qëllimisht zbaton këtë fushatë vetëm e vetëm për ta destabilizuar vendin, që shkakton  shqetësim jo pak  në BE”, deklaroi McAllister.

Tutje, McAllisteri përmendi edhe investimet që BE i ka ofruar Serbisë në zhvillimin e vendit, që arrijnë shumë mbi 1.5 ,miliardë euro. 

Por BE-ja, sipas tij, duhet që edhe më tutje të jetë e angazhuar në këtë drejtim.