Ahmeti takoi drejtorin e USAID-it në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim Drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope.​

Ahmeti e njoftoi Drejtorin Hope për mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe arritjet gjatë këtij mandati.

Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, ku Komuna e Prishtinës si një nga komunat e përzgjedhura do të fillojë implementimin e projekteve për qeverisje të  mirë në bashkëpunim me USAID, që nga muaji mars.