Ramos: Pique? Sapo ta shoh, do t’ia jap një përqafim!

Ramos: Pique? Sapo ta shoh, do t’ia jap një përqafim!

Edhe pse janë kundërshtarë dhe madje armiq në nivel klubesh prej shumë vitesh, Sergio Ramos ka këmbëngulur se kurrë nuk ka pasur ndjesi negative ndërmjet tij dhe katalanasit Gerard Pique.

Të dy janë simbolë të skuadrave respektive, Real Madrid dhe Barcelona, kështu që tensioni i ka shoqëruar gjatë gjithë kohës në një kufi që mund të quhet legjitim. Megjithatë, kur vjen puna për të luajtur me Spanjën, dyshja e mbrojtjes sillet krejt ndryshe.“Na pëlqen t’i hedhim gurë njëri-tjetrit, por kur ta shoh do t’i jap një përqafim të madh”, – tha Ramos me të mbërritur në Las Rozas, aty ku janë grumbulluar iberikët. “Kjo është thjesht natyra e ‘sëmundjes’ që ekziston ndërmjet dy klubeve tona”, – shtoi ai. Edhe pse 30-vjeçari tashmë ka arritur një numër dyshifror me golat e shënuar në këtë sezon, e pranoi se nuk e ka pritur. “Prioriteti im ka qenë gjithnjë të mbroj, sepse jam mbrojtës. Kurrë s’e prisja të shënoja kaq shumë.”